Arbëri

Osmani: Qeveria Hoti gaboi me rihapjen e temës së Asociacionit – kufijtë e paprekshëm

Osmani: Qeveria Hoti gaboi me rihapjen e temës së Asociacionit – kufijtë e paprekshëm
 

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, para gazetarëve në Bruksel, pas përfundimit të vizitës dyditore, ka thënë se kushdo që do të fitojë në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, do të refuzojë çdo ide që mund të prekë kufijtë e vendit, teksa ka kritikuar Qeverinë Hoti për hapjen e temës së Asociacionit në dialogun me Serbinë.

Osmani ka thënë se u ka bërë me dije krerëve evropianë se aktualisht dialogu nuk mund të zhvillohet pa ardhur qeveria e re me kompetenca të plota.