Arbëri

Niveli i liqenit të Badovcit dhe Batllavës është rritur mbi 3 metra pas reshjeve të shiut

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Prishtinë, 13 janar (Ekonomia Online) - Niveli i liqeneve të Badovcit dhe Batllavës është rritur mbi 3 metra pas reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit. Reshjet e denduara shkaktuan vërshime në shumë pjesë të Kosovës.

Por sasia e madhe e shiut që ra në këtë kohë ka ndikuar edhe në rritjen e nivelit të liqeneve akumulues në Badovc e Batllavë, prej nga furnizohen me ujë të pijes kryeqytetasit.