Partitë Politike kanë filluar tubimet e tyre elektorale me t’u shpallur data e zgjedhjeve nacionale që pritet të mbahen më 14 qershor.
Pothuajse në të gjitha fotografitë e postuara nga vetë udhëheqësit e partive shihen anëtarë e simpatizantë të mbledhur në ambiente të mbyllura, pa distancë fizike e pa maska.
Kjo ka ngjallur reagimin e Odës Ekonomike të Kosovës e gjithashtu edhe të Shoqatës së Gastronomëve të cilët janë ankuar se organet e rendit po përdorin standarde të dyfishta në shpërndarjen e dënimeve.
Vetë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka shpërndarë dhjetëra fotografi në komuna të ndryshme të Kosovës, ku shihen qytetarë të mbledhur, disa me, e disa pa maska, por sigurisht në të gjitha, pa distancë fizike. Vetëm sot ka shpërndarë fotografi nga tubimet nga komunat e Dragashit, Gjakovës, Malishevës e Suharekës.
Malisheva më e mobilizuar se kurrë më parë për fitore! Kryesia, anëtarësia dhe aktivistët e devotshëm të LDK-së, në...
Posted by Avdullah Hoti on Sunday, January 10, 2021
Istogu, Klina e Vitia ishin tri komunat e fundit nga ku PDK-ja mbajti takime elektorale, në salla të mbushura me aktivistë e anëtarë partie, ku shumica e të pranishmëve e edhe vetë ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, shihet të jetë pa maskë, e aq më pak duke mbajtur distancë fizike.
Kjo është PDK e Istogut! Me vizion të qartë dhe platformë konkrete zhvillimore. Në takimin që patëm me struktura së...
Posted by Enver Hoxhaj on Sunday, January 10, 2021
Tubime me dhjetëra persona në hapësira të mbyllura ka pasur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka postuar në dy ditët e fundit tubime nga Peja, Gjakova e edhe nga Prishtina. Natyrisht në fotografitë e publikuara nuk shihet të jenë respektuar masat anti-COVID.
Takim me banorët e fshatit Marmull të Gjakovës. Bashkëbiseduam për situatën aktuale në vend, tejkalimin e krizës...
Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, January 10, 2021
Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate ka filluar mobilizimin për përgatitjet për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në Lipjan e komuna të Malishevës, Fatmir Limaj, ka postuar në Facebook dhjetëra fotografi. Natyrisht as në këto tubime masat nuk janë respektuar.
Vazhduam takimet në fshatin Tërpezë të Malishevës me bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë të Nismës në...
Posted by Fatmir Limaj on Sunday, January 10, 2021
Ndërkaq referuar rrjeteve sociale, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka postuar fotografi nga tubime elektorale.
Ndërkaq ende nuk është bërë e ditur nëse Policia e Kosovës ka gjobitur partitë për thyerje të masave. Ndërkaq Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, ka paralajmëruar gjoba për të gjitha partitë që nuk respektojnë masat.