Arbëri

Kllokoqi u bën thirrje gastronomëve të mos i paguajnë dënimet për mosrespektim të masave anti-Covid

 

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka thënë se organet e rendit po përdorin standarde të dyfishta lidhur me dënimet për mosrespektimin e masave anti-Covid.

Përmes një postimi në Facebook duke shpërndarë disa fotografi të partive politike për tubimet elektorale, ai ka thënë se janë shqiptuar mbi 5.000 dënime për gastronomet dhe asnjë dënim për politikanët.