Partitë politike, edhe sot, si çdo ditë më herët prej kur është shpallur data e zgjedhjeve të parakohshme, kanë injoruar thirrjet për respektim të masave anti-Covid, duke mbledhur dhjetëra simpatizantë në sallat ku po i mbajnë tubimet elektorale, shumica prej tyre pa mbajtur maska.
Ndonëse numri i rasteve me COVID-19 po rritet, e mantelbardhët po paralajmërojnë për shtim të pacientëve të infektuar me koronavirus në klinika, kjo nuk po shihet pengesë për politikanët që të mbledhin simpatizantët e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPamje të sallave të mbushura kanë publikuar sot PDK-ja, AAK-ja e Nisma Socialdemokrate.
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, duke e ilustruar me disa fotografi, ka shkruar se “qindra të rinj nga Malisheva i janë bashkuar projektit të rimëkëmbjes”.

E kandidati për president, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në rajonin e Gjakovës. Nga atje, partia e tij, AAK-ja ka dërguar përmes komunikatës fotografi nga ku shihen dhjetëra simpatizantë duke qëndruar brenda një salle, pa respektuar masat anti-Covid.

E Nisma Socialdemokrate ka postuar fotografi nga Ferizaj, brenda një lokali të mbushur me simpatizantë, të cilët gjithashtu kanë shkelur masat për mbrojtje nga COVID-19.

Pamje të tilla janë publikuar edhe nga partitë tjera ditëve të kaluara.