Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një kosovar në Gjermani bëhet baba i katërnjakëve

Valmir Bytyqi dhe Michaela Seidl janë bërë prindër të katërnjakëve në Spitalin Universitar të Augsburgut.

Leoni, Luisi, Aroni dhe Beni lindën pa terapi të fertilitetit ndërsa kjo ndodhi po cilësohet si shumë e rrallë. Gjendja e foshnjave thuhet se është e mirë ndërsa së shpejti pritet të dërgohen në shtëpi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediumi gjerman BR.de thotë se lindja thuhet se zgjati vetëm tre minuta ndërsa kishin peshë rreth 1.300 gramë.

Doktori i Spitali, Christian Dannecker, thotë se kjo ndodhë çdo njëqind vjet në Augsburg dhe vetëm çdo 600.000 lindje janë lindje katërfishe.

Nëna e foshnjave, Michaela Siedl, thotë se gjinekologu fillimisht i kishte kumtuar se po i pret tre fëmijë mirëpo veza e Leonit dhe Luisit, është ndarë përsëri. Kjo nënkuptone që dy janë binjakë identikë.

“Sigurisht që jemi të lumtur për çdo lindje, mirëpo një lindje katërnjake është diçka është e veçantë, si për prindërit ashtu edhe për klinikën tonë”, ka deklaruar doktori Dannecker i cili është edhe drejtor.