Një foshnje ka lindur duke përdorur ADN-të e tre personave, për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Shumica e ADN-së vjen nga dy prindërit dhe rreth 0.1% vjen nga personi i tretë, gruaja dhuruese.
Teknika e re është përpjekje për të parandaluar që fëmijët të lindin me sëmundjen mitokondriale.
Deri në pesë foshnja të tilla kanë lindur, por nuk janë publikuar të dhëna të tjera për to, raportoi BBC.
Sëmundjet mitokondriale janë vdekjeprurëse brenda ditësh ose orësh pas lindjes. Disa familje kanë humbur disa fëmijë dhe kjo teknikë po shihet si opsioni i vetëm për ta që të kenë një fëmijë të shëndoshë.
Edhe
Fëmijë pa sëmundje trashëguese falë kombinimit të tri ADN-ve
Mitokondritë janë ndarje të vogla brenda afër çdo qelize të trupit që e kthen ushqimin në energji. Mitokondria me defekt dështon ta furnizojë trupin dhe çon në dëmtim të trurit, probleme me zemër dhe verbëri.
Ato kalohen vetëm nga nëna. Kështu që trajtimi dhurues mitokondrial është formë e modifikuar e IVF-t që e përdor mitokondrinë nga një vezë donatore e shëndetshme.
-
Britani, lind foshnja e parë pas transplantit të mitrës nga donatorja e ndjerë
-
Nis projekti për ndërtimin e ADN-së, kritikët frikësohen nga “foshnjat artificiale e armët biologjike”
-
Klinikat e IVF në Qipron Veriore akuzohen se mashtruan prindërit britanikë për donatorët
-
Byzylyku që po përdorin spitalet në SHBA për të mbrojtur nënat pas lindjes