Arbëri

Hoti thotë se janë siguruar gati dy milionë vaksina anti-COVID, të parat vijnë në shkurt

Hoti thotë se janë siguruar gati dy milionë vaksina anti-COVID, të parat vijnë në shkurt
 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se Kosova deri tash ka arritur marrëveshje për gati dy milionë doza të vaksinave anti-COVID, teksa ka njoftuar se të parat do të vijnë në muajin shkurt.

Në një konferencë për media të mërkurën, Hoti ka thënë se 535 mijë vaksina janë konkretizuar nga marrëveshje me prodhuesin “Pfizer”, 600 mijë tjera me Austrinë, dhe me programin COVAX rreth 720 mijë.