Arbëri

Meliza-Haradinaj: Torres pajtohet se duhet të sigurohet drejtësi për viktimat e gjenocidit në Kosovë

Meliza-Haradinaj: Torres pajtohet se duhet të sigurohet drejtësi për viktimat e gjenocidit në Kosovë
Foto: Meliza Haradinaj-Stublla / Facebook
 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Ritchie Torres, i cili pritet të marrë detyrën e kongresmenit Eliot Engel, pajtohet se drejtësia duhet të kërkohet dhe sigurohet për të gjitha viktimat e luftës gjenocidale të spastrimit etnik të Millosheviqit në Kosovë.

Ajo në një postim në Facebook ka shtuar se këtu përfshihen edhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës si dhe vrasja e vëllezërve Bytyqi, që si shtetas amerikanë u ekzekutuan si pengje të luftës nga forcat paramilitare të Serbisë.