Arbëri

Weber: Largimi i Thaçit e Veselit duhet të shihet si fillimi i shkatërrimit të elitës politike të (pas)luftës

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Bodo Weber, vlerëson se Kosova ka nevojë për një reformë kushtetuese të sistemit politik. Sipas tij, ajo që ka ndodhur viteve të fundit dhe veçanërisht në vitin 2020, tregon se sistemi politik i Kosovës pas luftës është thyer thellësisht. Weber i ka thënë KOHËS se largimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, duhet të shihet si fillimi i shkatërrimit të elitës politike të (pas)luftës.

Weber ka deklaruar se Thaçi, i cili është një nga figurat kryesore të historisë së fundit në Kosovë dhe pavarësisë së saj, ka privatizuar dialogun me Serbinë për interesin e tij personal. Madje, sipas tij, ishte i gatshëm edhe ta tregtojë një pjesë të territorit të vendit, e për të cilin Weber deklaron se nuk është asgjë tjetër përveç akt tradhtie. Ai thotë se lidhur me këtë, shumica e elitës politike nuk është e gatshme të dalë publikisht kundër.