Arbëri

Ambasada e SHBA-së kërkon nga partitë ta respektojnë vendimin e Kushtetueses

 

Ambasada Amerikane në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila shpalli të pavlefshme votën e deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Ambasada u ka bërë thirrje të gjitha partive dhe institucioneve të respektojnë vendimin e Kushtetutës dhe të sigurojnë që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira.