Deklarimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se vendi i tij s’do ta njohë Kosovën deri sa ai të jetë president, deri më 2022, ngre dy çështje përjashtuese sipas ministres së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Në një reagim në Twitter, disa orë pas deklaratës së Vuçiqit, Haradinaj-Stublla ka thënë se kjo ose nënkupton që “Serbia të përjashtojë veten nga dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian deri më 2022” ose “ndërmjetësuesi beson që ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërish njohje reciproke”.
Të premten, Vuçiq tha se nuk do të ketë njohje të shtetësisë së Kosovës derisa ai është president i Serbisë. I po ashtu tha se “askush në Perëndim nuk mendon se Kosova nuk është e pavarur”.
-
Vuçiqi garanton se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës vetëm deri më 2022
-
Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: S’ka marrëveshje pa njohje reciproke
-
Vuçiq: Sa të jem unë president, nuk do të ketë njohje të Kosovës
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën
-
Vuçiq: Serbia s’e njeh dhe s’do ta njohë Kosovën