Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të premten se derisa të jetë ai president serb, nuk do të ketë njohje të shtetësisë së Kosovës.
“Deri në prill të vitit 2022, kur të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi, Beogradi, sigurisht se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiqi për Prva Tv.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVuçiqi gjithashtu tha se "askush në Perëndim nuk mendon se Kosova nuk është e pavarur".
"Opinioni i Washingtonit, pavarësisht se kush është në pushtet, nuk do të ndryshojë, megjithëse marrëdhënia ishte disi e ndryshme (gjatë administratës së Donald Trump)", tha Vuçiq.