Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tetë të vdekur e 453 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Foto: Arben Llapashtica

Tetë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e koronavirusit.

Nga Instituti Kombëtar u Shëndetësisë Publike janë raportuar të enjten edhe 453 raste të reja si dhe 483 persona të shëruar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

IKSHPK-ja njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1470 testime.

Numri total i rasteve pozitive është 47.952 nga 168.211 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërsa kanë vdekur deri më tash 1.233 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 35.439 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.280.