Hoti kërkoi dorëheqjen e kreut të AKI-së në koordinim me Osmanin

Hoti kërkoi dorëheqjen e kreut të AKI-së në koordinim me Osmanin
Kërkesa e kryeministrit Avdullah Hoti, bërë sot drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi, për të liruar detyrën është në koordinim të plotë me Presidencën, gjë që parashihet edhe me Kushtetutë.
Në një prononcim nga Presidenca, thuhet se ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Hoti që sa më parë të dakordohen për emrin e drejtorit të ri.
“Ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë ndërmjet u.d. presidentes, dr. Vjosa Osmani dhe kryeministrit Hoti sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së . U.d presidentja ka kërkuar nga kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit”, ka thënë për KOHËN Bekim Kupina, këshilltar për media i u.d. presidentes.
Hoti ia kërkon dorëheqjen drejtorit të AKI-së
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka kërkuar Kreshnik Gashit, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).
Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media. Ndërkaq nuk janë dhënë më shumë detaje se pse i është kërkuar dorëheqja e tij.
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi, është ftuar nga Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së të raportojë në lidhje me raportimet se inspektorë të AKI-së kanë tentuar të marrin disa dokumente konfidenciale nga kasaforta e Presidencës së Kosovës.
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi, ishte ftuar nga Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së të raportojë në lidhje me raportimet se inspektorë të AKI-së kanë tentuar të marrin disa dokumente konfidenciale nga kasaforta e Presidencës së Kosovës. Edhe pas mbajtjes së takimit, deputetët nuk kanë dhënë detaje se çfarë është diskutuar.
Gashi, ishte emëruar në 2019-n nga Ramush Haradinaj, kur ishte kryeministër në detyrë.
Gashi deri atëherë e kishte mbajtur postin e kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
Në nenin 5.3 të Ligjit për AKI-në thuhet se “Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë", ndërsa në nenin 5.4 thuhet se drejtori i AKI-se shkarkohet nëpërmjet procesit të njëjtë me të cilin është emëruar.
KOHA ka kërkuar sqarim nga Presidenca lidhur me kërkesën e Hotit, pasi sipas Kushtetutës, shkarkimi bëhet vetëm pas koordinimit me presidentin, në këtë rast me u.d. së presidentes, Vjosa Osmani.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Çitaku: S’do të ketë rrugë të përshpejtuar për Kosovën drejt KiE-së

Haliti: Vetëvendosje lë për të dëshiruar në qeverisje

Kundërshtohet vendimi i SBASHK-ut për protesta gjatë ditëve të javës

42 raste të reja me COVID-19 të enjten në Shqipëri

Tre vjet në pritje të ripërtëritjes së dokumenteve të Kosovës

KOSTT: Nëse kthehen tarifat e lira do të kthehen reduktimet

“Formula” e inspektorëve për mosndalimin e ndërtimeve pa leje në Batllavë

Vuçiqi e pranon se pa marrëveshje me Kosovën s’ka integrim të Serbisë në Evropë

Kurti në SHBA kërkon që bazat ushtarake serbe të largohen nga kufiri me Kosovën

MASHTI kundërshton grevat, paralajmëron kompensim të orëve të humbura

Morina: S’ka mjaftueshëm mjekë familjarë për të mbuluar shërbimet
