Arbëri

Nesër protestë kundër përgjysmimit të dënimit ndaj Darko Tasiqit

Nesër protestë kundër përgjysmimit të dënimit ndaj Darko Tasiqit
 

Familjarë nga Krusha e Madhe e Krusha e Vogël, familjarë nga fshatrat tjera përreth dhe nga gjithë Kosova, nesër në ora 11:00 do të protestojnë para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

Kjo për arsye të përgjysmimit të dënimit ndaj Darko Tasiqit, njëri nga kriminelët serb të luftës përgjegjës për vrasje, djegie dhe hedhje në lumin Drini i Bardhë të shqiptarëve gjatë kohës së luftës.