Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut mund të shpallën të enjten

Rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e të dielës të mbajtura në Podujevë e Mitrovicë të Veriut mund të shpallen të enjten. Kështu deklaroi kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, e cila tha se këtë të mërkurë do të fillojë numërimi i votave me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat me postë.

“Besoj që nesër fillon numërimi i votave me kusht dhe besojmë që rezultatet përfundimtare, pra kur mblidhen të gjitha votat edhe ato me kusht edhe ato të personave me nevoja të veçanta të bëhet të enjten. Kështu që, të enjten besoj që mundemi me i shpallë rezultatet përfundimtare, e mandej presim për ankesa në ato rezultate”, tha ajo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë mbledhje u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) pas pranimit të materialit zgjedhor nga vendvotimet e këtyre dy komunave./Ksp