Arbëri

Java nis me mot kryesisht të qetë

Java nis me mot kryesisht të qetë
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se javën e parë të dhjetorit do të mbajë mot kryesisht i qetë.

Reshjet e parashikuara për ditën e diele, parashihen që në disa pjesë të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të ditës së hënë. Nga dita e martë sërish parashihet të ketë stabilizim të motit deri ditën e premte, kur parashihen riga të shiut të cilat mund të vazhdojnë edhe ditën e dytë të vikendit.