Arbëri

Kapen mashtruesit e një Call-Center në Kosovë që mashtronin pensionistët gjermanë

Kapen mashtruesit e një Call-Center në Kosovë që mashtronin pensionistët gjermanë
Foto: Ilustrim
 

Goditje e suksesshme kundër mashtruesve të një Call-Center me shtrirje ndërkombëtare që operonte nga Kosova. Banda mashtronte pensionistët e vetmuar me premtime për fitore në loto duke kërkuar tarifa të caktuara.

Autoritetet e sigurisë në Gjermani të drejtuar nga policia e Trierit së bashku me Policinë në Kosovë ia kanë dalë të godasin në një aksion ndërkombëtar një bandë kriminele që operonte nga Kosova dhe përfitonte miliona euro, duke gënjyer pensionistët me premtime për fitore në loto. Sipas policisë në Ansbach, mashtruesit flisnin një gjermanishte të pastër, por ishin rritur në Kosovë dhe Shqipëri. Procesi gjyqësor kundër këtyre personave me gjasë do të zhvillohet në Kosovë. Qëllimi është konfiskimi i parave të marra dhe zhdëmtimi viktimave, por sipas policisë, kjo nuk është e lehtë.