Përmes një qendre thirrjeje në Kosovë, të moshuarit nga Dresdeni po mashtrohen, është bërë e ditur të hënën gjatë një seancë gjyqësore ndaj Feston H. me shtetësi gjermane, raportojnë të martën mediet gjermane.
Atyre iu thuhet se janë fitues të llotarisë në Gjermani, por se duhet që tatimet t’i paguajnë në formë kuponesh përmes blerjeve në Amamzon, raporton Sachsische.de.
Viktimat, kryesisht pensionistë, më pas blejnë gjësende për shuma të mëdha parash, për t’i dhënë kodet e kuponeve përmes telefonit. Me këto kode, grupi nga Kosova blen shufra ari, është bërë e ditur.
Feston H. gjatë seancës e ka pranuar fajin, por ka sqaruar: “Ky ‘Call Center’ i takon kushëririt tim”.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapen mashtruesit e një Call-Center në Kosovë që mashtronin pensionistët gjermanë
-
Aktakuzë ndaj 23 personave, dyshohen për mashtrim në një Call Center
-
Gjermania thyen zinxhirin më të madh të mashtrimit me ‘call center’, përfshirë Kosovën
-
Aktakuzë ndaj 10 të dyshuarve nga Kosova për mashtrim të shtetasve gjermanë
-
Gjermanja, e mashtruar nga banda në Kosovë, bëhet pjesë e skemës së mashtrimit