Në kushte të pazakonta, është mbajtur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit, që ka bashkuar edhe krerët e shtetit, kryeministri Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.
Figurat politike në fjalë vendosën kurora me lule në monumentin e pavarësisë, raporton “TCH”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi sot, 108 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të vilajeteve shqiptare shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.