Arbëri

Lufta çlirimtare në periudhën 1998-99, një nga vlerat më me ndikim në të ardhmen e popullit të Kosovës

Lufta çlirimtare në periudhën 1998-99, një nga vlerat më me ndikim në të ardhmen e popullit të Kosovës
 

Në 23-vjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës dhe rreth saj, institucione shkencore e kulturore të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut nënshkruan një deklaratë të përbashkët.

“Krahas evidentimit në rritje, me dokumente, fakte e dëshmi të së vërtetës: mbi ngjarjet e luftërat që shoqëruan shpërbërjen e pashmangshme të ish-Jugosllavisë; mbi rolin e përgjegjësitë e individëve, shteteve e forcave të ndryshme, për qartësimin e dallimin e forcave shkaktare e nxitëse të konfliktit e luftës nga ato të krijuara në kushtet e vetëmbrojtjes e mbijetesës kolektive, siç ishte dhe UÇK-ja, gjatë kësaj periudhe, nuk kanë reshtur përpjekjet nga qarqe e individë të caktuar për të përbaltur e deformuar të vërtetën historike”, thuhet në këtë Deklaratë.