Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur 19 persona si pasojë e COVID-19. Është shifra më e lartë e të vdekurve e regjistruar në Shqipëri brenda një 24 orëshi. Shtatë nga të vdekurit janë nga Tirana, dy nga Elbasani, dy nga Saranda, një nga Librazhdi, një nga Korça, një nga Pogradeci, një nga Vlora, një nga Durrësi, një nga Kruja, një nga Berati e një nga Shijaku.
Numri i të vdekurve në Shqipëri ka arritur në 735.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar edhe 744 raste të reja me koronavirus. Numri total i të infektuarve ka arritur në 34.300. Janë shëruar 436 pacientë, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 16.666. Janë 16.899 raste aktive.