Arbëri

Në Kosovë, nga sot lejohen edhe testimet diagnostike rapide për COVID-19

Në Kujdesin Parësor Shëndetësor nga sot mund të kryhen edhe testet diagnostike rapide të antigjenit SAR COV, krahas testimeve serologjike për praninë e IgG dhe IgM, të cilat janë lejuar deri tash në KPSH.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka nënshkruar sot plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ përmes së cilit  institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor u mundësohet edhe kryerja e testeve diagnostike rapide për diagnostikimin e COVID-19.

"Krahas testimeve serologjike për praninë e IgG dhe IgM, të cilat janë lejuar më herët në institucionet publike të KPSh-së, tash e tutje mund të kryhen edhe testet diagnostike rapide të antigjenit SAR COV", thuhet në komunikatën e MSH-së.