Arbëri

Rënia e Bruto Produktit Vendor rrit papunësinë dhe varfërinë

 

Rënia e Bruto Produktit Vendor në Kosovë, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, do të sjellë më shumë humbje të vendeve të punës, rrjedhimisht rritje të shkallës se varfërisë, thonë profesorët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj dhe Driton Qehaja.

Ekonomia e Kosovës, sipas Bankës Botërore, gjatë këtij viti do të tkurret për -8.8 për qind, çka ka rezultuar që Bruto Produkti Vendor në gjashtëmujorin e parë të këtij viti të bie për - 9,28 për qind.