Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditët e fundit të muajit tetor.
Sipas njoftimit vendi do të vazhdoj të mbetet nën masat anticiklonike të ajrit, duke kushtëzuar mot relativisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat ditën e premte vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të dukshme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Në mëngjes nëpër disa territore, kryesisht ultësira, parashihet të ketë mjegull e cila do të jetë e paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.