Kryeparlamentari i ri i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë një interviste në TV Hepi të Beogradit, u pyet edhe për deklaratat e deputetit nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, dje në Parlamentin e Serbisë.
Daçiq u përgjigj se deputetët nga jugu i Serbisë, nga Lugina e Preshevës, janë të zemruar ndaj tij që nga koha kur ky ishte ministër i Policisë, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.
Aso kohe kam arrestuar terroristë nga jugu i Serbisë dhe kam hequr përmendoren kushtuar luftëtarëve të rënë të UÇK-së, ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se në opozitë janë deputeti Vlladan Glishiq, deputetët e Partisë së Aksionit Demokratik – PAD (SDA të Sanxhakut), si dhe deputetët e Muamer Zukorliqit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kamberi shpall fitoren, por mandati i tij nuk konfirmohet pas 95% të votave të numëruara
-
Shprehet pritje për radikalizim të Serbisë pas zgjedhjeve
-
Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës
-
Kurti përgëzon Kamberin për angazhimin në afirmimin e shqiptarëve në Luginë
-
Kamberi zgjidhet deputet në Kuvendin e Serbisë, sipas rezultateve preliminare