Arbëri

Vrajolli: Shuarja e Task-forcës sa absurde aq frikësuese

Vrajolli: Shuarja e Task-forcës sa absurde aq frikësuese

PRISHTINË, TETOR – Veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task-forcës Kundër Korrupsionit dhe shkarkimin e Rashit Qalajt nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës, nga drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, shihen si arbitrare dhe të papranueshme. Ai ka folur për performancën e Qalajt, por edhe të kësaj njësie viteve të fundit, për sabotimin që institucionet e tjera të hetuesisë ia kanë bërë kësaj njësie, për luftën e brendshme në Policinë e Kosovës, e për luftën e politikanëve me këtë polici.

KD: Ditë më parë, Qeveria e ka shuar Taskforcën Kundër Korrupsion, duke u thirrur në jokushtetutshmërinë e vendimit të themelimit. Si e keni vlerësuar ju këtë vendim?