Arbëri

Bajrami: Kërkoj të verifikohet pastërtia e secilit zyrtar në Ministrinë e Financave

Bajrami: Kërkoj të verifikohet pastërtia e secilit zyrtar në Ministrinë e Financave

Ministrja Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të kërkojë të verifikohet edhe një herë pastërtia e secilit zyrtar me pozitë të ndjeshme në Ministrinë e Financave.

Ajo ka thënë se kushdo që vjedh, qoftë edhe një euro, duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe para Zotit.