Arbëri

Hoti u intervistua nga Task-Forca si dëshmitar në lidhje me hetimin kundër zyrtarit të LDK-së

Hoti u intervistua nga Task-Forca si dëshmitar në lidhje me hetimin kundër zyrtarit të LDK-së

Kryeministri Avdullah Hoti e ministrja e Financave, Hykmete Bajrami janë intervistuar vitin e kaluar nga Task Forca Kundër Korrupsion, departament që me vendim të qeverisë që udhëhiqet nga Hoti, është shuar dje.

Siç ka mësuar KOHA, të dy ishin intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve për aferën e njohur të 53 milionëshit, me konserciumin Bechtel-Enka. Nga të dhënat që ka siguruar KOHA, kryeministri Hoti është intervistuar nga kjo njësi më 14 mars 2019 e ministrja Hykmete Bajrami më 4 mars të po të njëjtit vit.