Pas raportimit të Kohës Ditore, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij politik, Enis Qerka, pas dyshimeve për përfshirjen e tij në kontrabandim me narkotikë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri në rrjetin social Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar Selimi.
Siç raportoi sot KOHA, Enis Qerka ishte emëruar këshilltar i jashtëm politik i tij, nën dyshimet se është kapur me 113 kilogramë drogë. Ai ishte arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni në dhjetor të vitit 2018 ndërsa Gjykata ia pati caktuar një muaj paraburgim, së bashku me vëllain e tij, Selim Qerkën dhe Gent Selacin.