Pas raportimit të Kohës Ditore, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij politik, Enis Qerka, pas dyshimeve për përfshirjen e tij në kontrabandim me narkotikë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri në rrjetin social Facebook.
“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar Selimi.
Siç raportoi sot KOHA, Enis Qerka ishte emëruar këshilltar i jashtëm politik i tij, nën dyshimet se është kapur me 113 kilogramë drogë. Ai ishte arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni në dhjetor të vitit 2018 ndërsa Gjykata ia pati caktuar një muaj paraburgim, së bashku me vëllain e tij, Selim Qerkën dhe Gent Selacin.
Artikuj të ngjashëm
-
Selimi liroi këshilltarin që dyshohet se u kap me 113 kg drogë, me marrëveshje
-
Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, i kërkohet dorëheqja pas skandalit me këshilltarin
-
I arrestuari për 113 kg drogë, këshilltar politik i ministrit të Drejtësisë
-
Haxhiu: Në një shtet normal, edhe Selimi do të duhej të jepte dorëheqje
-
Erdogani riformaton kabinetin, ndërron dy ministra