Arbëri

I arrestuari për 113 kg drogë, këshilltar politik i ministrit të Drejtësisë

Në rrjetet sociale Enis Qerka ka treguar vazhdimisht se është mbështetës i madh i familjes Thaçi, në veçanti i presidentit Hashim Thaçi. Në kohën kur u arrestua për 113 kilogramë drogë, mediat patën raportuar se Enis Qerka punonte si shofer në Byronë Kosovare të Sigurimeve, të udhëhequr nga Gani Thaçi, vëllai i presidentit Thaçi

I arrestuari nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë drogë, Enis Qerka, është emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi. Vendimin për emërimin e tij Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë publik sikurse për këshilltarët e tjerë të ministrit.

Kabineti i ministrit Selimi e ka pranuar se “Enis Qerka është emëruar si këshilltar i jashtëm në Ministri të Drejtësisë” dhe se “vendimi është nënshkruar dhe ka shkuar në administratë si çdo vendim tjetër”. Enis Qerka u bë i njohur në opinion kur u arrestua në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018.