Sot mbushen 24 vjet nga Masakra e Qyshkut, në të cilën forcat pushtuese kriminale serbe kanë vrarë dhe masakruar barbarisht 44 burra.
Masakra e 14 majit 1999 ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.
Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar serb “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd.
Në Qyshk është kryer një nga krimet më të mëdha nga forcat serbe, të cilat i kanë vrarë të paktën 44 civilë në tri shtëpi të fshatit të cilat i kanë djegur.
Fshati është rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty janë dëbuar më shumë se 400 civilë. /KSP
Artikuj të ngjashëm
-
Haxhiu në përvjetorin e masakrave në fshatrat e Pejës: Drejtësia është detyrim
-
27 vjet nga masakra e Rezallës
-
Brenda shtëpisë ku u vranë e u dogjën 53 civilë shqiptarë, prej tyre 24 fëmijë
-
Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan
-
25-vjetori i Masakrës së Qyshkut shënohet me thirrjet për drejtësi