Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 në javët e kaluara, gjatë këtyre muajve në Kosovë, ka bërë që Qendra e Transfuzionit të Gjakut të përballet me kërkesa të mëdha për kryerjen e një lloji të analizës.
Është kjo analiza D-Dimer, e cila tregon nivelin e koagulimit të gjakut.
Por pacientët në QKUK rrezikojnë të mbesin pa kryerjen e kësaj analize pas anulimit të tenderit për furnizim me reagensë për këtë analizë, shpallur gjatë shtatorit, shkaku i mungesës së ofertuesve, raporton KOHA.
Në QKUK i kanë thënë KOHËS se të njëjtin do ta rishpallin, por nuk kanë dhënë detaje për furnizimin aktual me këtë material, e as për kërkesat e shtuara nga klinikat për analizën D Dimer.
Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, përmes telefonit ka konfirmuar se pothuajse tek të gjitha rastet me Covid-19 ata kanë kërkuar që të kryhet kjo analizë për të parë koagulimin e gjakut dhe zhvillimin e trombozës në gjak.
Koha gjithashtu ka kërkuar një qëndrim nga drejtoresha e Qendrës së Transfuzionit së Gjakut lidhur me këtë analizë dhe kërkesat që aktualisht ka kjo qendër prej klinikave të QKUK-së, por nuk ka marrë përgjigje.
Megjithatë kjo analizë e gjakut, e cila tregon koagulimin e gjakut dhe kërkohet të kryhet tek pacientet e infektuar me Covid-19 kushton 20 euro në laboratorët privatë.
Edhe
Në QKUK nuk bëhet analiza D-dimer, pacientët me koronavirus detyrohen ta bëjnë në laboratorë privatë
Ata thonë se kanë më shumë kërkesa për këtë analizë sesa për analizën serologjike dhe se kanë pasur disa herë vështirësi në sigurimin e reagensëve për këtë analizë, derisa sqarojnë se pse kërkohet kjo analizë tek pacientët me COVID-19.
Në disa prej studimeve të kryera deri më tani tek rastet me Covid-19 është thënë se ngritja e niveleve të D-Dimer tek këta pacientë u bë një parametër i rëndësishëm në përcaktimin e ashpërsisë të infeksionit të Covid-19.
Kjo analizë është e përfshirë edhe në udhërrëfyesin klinik për menaxhimin dhe trajtimin e Covid-19 përmes së cilës kërkohet monitorimi i gjendjes së pacientit.
-
QKUK-ja që një muaj pa kontrast për CT - i anuloi tre tendera
-
Shpallet fitues ofertuesi i vetëm në tender për furnizim me reagensa për D-dimer
-
Klinika e Alergologjisë s’pranon të marrë teste donacion, edhe pse i mungojnë tash e dy vjet
-
Rritja e pagës minimale arsye për anulimin e tenderit 6.8 milionësh në QKUK