Arbëri

70 marrëveshjet Kosovë – Shqipëri nuk eliminojnë pengesat për bizneset

Trembëdhjetë marrëveshjet e reja të arritura ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë e kanë çuar në mbi 70 numrin e ujdive ndërmjet të dyja vendeve.

Megjithëse një pjesë e marrëveshjeve kanë përmbajtje ekonomike, njohësit e fushës së ekonomisë vlerësojnë se bizneset e të dyja vendeve akoma përballen me pengesa për shkëmbimin e mallrave, raporton KOHA.