Arbëri

Trump: Hoti dhe Vuçiqi e bënë botën më të sigurt

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur të jashtëzakonshëm guximin e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të shkuar më 4 shtator në Washington për ta nënshkruar marrëveshjen e arritur.

Në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit së fundi është publikuar një citat i Trump, ku shprehet se Hoti dhe Vuçiq e kanë bërë botën më të sigurt me veprimin e tyre – nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik.