Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë.
Këtë koment e dha në Wilmington, të premten, derisa po mban një fjalim para zgjedhjeve presidenciale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një pyetje të një gazetari për Marrëveshjen në Washington, ai ka thënë se nuk di cila është marrëveshja porse Kosova, duhet të jetë e pavarur.
“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se - Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, tha Bideni.
VP @JoeBiden answering a question about Kosovo-Serbia deal:
— Deni Hoxha (@Deni_Hoxha) September 4, 2020
“Kosovo should be a independent country. Not part of Serbia.” pic.twitter.com/2kkLVdYzkh