Analisti politik nga Shqipëria, Ben Andoni, ka thënë se partitë politike në Kosovë, kandidatin për president e zgjedhin më shumë politik sesa ndonjë figurë tjetër të pakundërshtueshme.
Duke komentuar kandidaturën e Glauk Konjufcës për president, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Andoni në emisionin “Interaktiv” në KTV, ka thënë se ai më shumë duket sikurse një shtojcë e Kurtit.
“Partitë politike n Kosovë duke ditur fuqinë e tyre, ato dy opozitare e dijnë fuqinë e tyre në publik, ashtu që nga ana tjetër Kurti ka një pushtet të jashtëzakonshëm në Kosovë, një pushtet që dukshëm po merr element autokratik, normalisht mund të lindte një pushtet balancimi në duart e një inidvidi i cili mund të ndihmonte në këtë ekuilibër. Mesa shoh kjo mungon sepse partitë edhe kandidaturat që zgjedhin janë më shumë afër partive sesa që janë figura të pakundërshtueshme. Kurti është i pari me këtë kandidaturë i cili propozoi Glauk Konjufcën për të cilin kam respekt por duket sikur më shumë është një shtojcë e Kurtit”, ka thënë Andoni.
Andoni ka komentuar edhe intervistën e presidentes Vjosa Osmani në të cilën hodhi një varg akuzash ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Sipas analistit Andoni, deklaratat e saj tregonin papjekuri politike.
“Në mendimin tim më është dukur papjekuri politike dhe qytetare e zonjës Osmani. Ajo s’ka treguar kurrë transparencë bashkë me kryeministrin Kurti për marrëveshjet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. As atë të Ohrit as atë të Brukselit. Nuk na tregoi asnjëherë atë projektin e draftit i cili ishte në Bruksel dhe ku ajo pretendohet të ketë dorë”, ka thënë Andoni në “Interaktiv” në KTV.
Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, presidentja Osmani deklaroi se ia kishte besuar plotësisht kryeministrit Albin Kurti, ndonëse për shumë marrëveshje ose dakordime për të cilat Osmani u shpreh se Kurti e dinte që ajo nuk pajtohej, theksoi se i merrte vesh përmes mediave.
-
Konjufca për formimin e institucioneve: Ka gatishmëri më të madhe nga LDK-ja
-
Andoni: LDK-ja po i bën lëvizjet e fundit për të qëndruar në skenën politike, Kurti e ka kuptuar këtë
-
Kurti: Osmani do pushtet, ka ambicie politike
-
Kurti synon 60 për qind, Osmani i prin LDK-së
-
Gojnovci: S'bëhet fjalë vetëm për presidentin, por a të lejohet Kurti të qeverisë edhe 4 vjet