Arbëri

Tre të vdekur e 119 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Descriptive Text

Tre persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit. Të premten janë regjistruar edhe 119 raste të reja pozitive, ndërsa 187 persona janë shëruar.

Deri tash, numri total i rezultateve pozitive në Kosovë është 13910. Kanë vdekur 551 persona, ndërsa janë shëruar 10300. 3059 është numri i rasteve aktive.

Rastet pozitive në ditën e sotme janë nga: komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime.

Ndërkohë në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se në nivel vendi, 307 persona të konfirmuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në klinika dhe spitalet e vendit.