Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në konkursin për specializime në mjekësi kanë aplikuar rreth 2000 mjekë.
Sipas tij, interesimi i madh s’ka qenë befasi, “pasi që ky proces ka qenë i bllokuar për 4-5 vjet”.
“Ne kemi thyer këtë bllokadë të pakuptueshme dhe u kemi dhënë mundësinë rreth 2000 mjekëve të përgjithshëm, stomatologëve dhe psikologëve, që të bëhen pjesë e konkurrencës për të filluar një specializim në fushën e përzgjedhur”, ka thënë Zemaj ndër tjerash.
Ai ka thënë se konkursi është zgjeruar edhe për disa vende për nevojat në transfuzionin e gjakut si dhe rreth 48 mjekë për Luginën e Preshevës, 8 me financim të Qeverisë së Kosovës dhe 40 me vetëfinancim.