Arbëri

Për shkak të pandemisë, ATK-ja tregon se kanë rënë të hyrat

Foto: Koha / Arkiv

Për 6 muajt e parë të këtij viti, Administrata Tatimore e Kosovës ka mbledhur 23.5 milionë më pak të hyra sesa në vitin e kaluar. Ndonëse në dy-tre muajt e parë të këtij viti performanca e të hyrave po shkonte më mirë seç ishte planifikuar, rrjedhën e ndryshoi situata me pandeminë COVID-19.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se ndikimi i pandemisë është ndier kryesisht në muajt mars e prill, ndërsa që nga maji gjendja ka filluar të kthehet në normalitet sa u përket të hyrave, raporton KOHA.