Propozim-rezolutat e VV-së dhe PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, nuk kanë mundur të votohen në mungesë të kuorumit.
Për projekt-rezolutën e VV-së kanë marrë pjesë vetëm 25 deputetë në votim dhe për këtë arsye është shtyrë për ndonjë seancë të re.
E për projekt-rezolutën e PDK-së morën pjesë edhe më pak, 20 deputetë dhe edhe kjo nuk arriti të kaloi në mungesë të kuorumit.
Njësoj, nuk ka kaluar as projekt-rezoluta për gjendjen financiare në Telekom. Votuan vetëm 27 deputetë dhe për këtë arsye, u shty për një moment tjetër.
Ndërkohë me 53 vota për, asnjë kundër dhe 11 abstenime ka kaluar Rezoluta për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.