Shoqata Farmaceutike e Kosovës (SHFK) reagon lidhur me shpalljen e konkursit për 1034 specializime në lëmit e ndryshme mjekësore nga Ministria e Shëndetësisë të Kosovës.
Në këtë konkurs janë ndarë dy kategori të specializimeve, ku në kategorinë e parë janë përfshirë profilet specialistike me interes nacional ndërsa në kategorinë e dytë janë lëmenjtë e tjera specialistike që janë të nevojshme dhe shumë të rëndësishme për shërbimet shëndetësore në Kosovë.
Ndarja e specializimeve është bërë për drejtimet Mjekësi e përgjithshme, Stomatologji, Psikologji master ndërsa drejtimi Farmaci është eliminuar edhe prej biokimisë ku kanë të drejtë farmacistët.
ShFK-ja duke kuptuar rëndësinë që ka ky konkurs për sektorin farmaceutik, për zhvillimin dhe fuqizimin profesional të farmacistëve në përgjithësi reagon për mos përfshirjen e sektorit farmaceutik në këtë konkurs.
ShFK-ja fton Ministrinë e Shëndetësisë të reflektoj mbi këtë situatë dhe të rishikoj vendimin për shpalljen e këtij konkursi, i cili është i domosdoshëm për profesionistët shëndetësor.
-
Të specializuar për farmaci klinike, por punojnë në depo e barnatore
-
MSH-ja tash e dy vjet pa konkurs për specializim të mjekëve
-
Specializantët përballen me mungesë mentorësh e hapësirash
-
SHSKUK-ja shpall konkursin për pranimin e mbi 150 specialistëve
-
Mungesa e mentorëve klinikë bën që MSH-ja të mos hapë konkurse për specializime për degët e farmacisë