Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është premtim i paplotësuar i Bashkimit Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke shpërndarë një postim të vitit 2018 të Komisionit Evropian përmes së cilit konfirmohej se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim, Ischinger ka shtuar se për shkak të vonesës në këtë proces, besueshmëria e BE-së është në diskutim.
“Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë - Besueshmëria e BE-së është në diskutim”, ka shkruar ai.
Ok, so let’s do it now! Visa liberalization for all citizens of Kosovo is an unfulfilled EU promise. Long overdue - EU credibility is at stake! @JosepBorrellF @HeikoMaas @HashimThaciRKS @Enver_Hoxhaj @majda_ruge @BMI_Bund @GermanyDiplo https://t.co/dlhjD1RXNy
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) July 19, 2020