Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se është shumë me rëndësi që të liberalizohen vizat për Kosovën.
Sarrazin duke folur gjatë një forumi në Serbi, ka thënë se BE-ja nuk mund të ketë sukses pa një proces të suksesshëm të zgjerimit.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën është i rëndësisë së madhe pasi nënvizon kredibilitetin e BE-së Nuk duhet humbur këtë mundësi. BE-ja nuk mund të arrijë sukses pa një proces të suksesshëm të zgjerimit”, ka thënë Sarrazin, që ka bërë thirrje edhe të hapen negociatat për anëtarësim në BE me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Manuel Sarrazin: “When it comes to the visa liberalisation issue, Germany is willing to provide a concrete answer in the future. The visa liberalisation of Kosovo is very important because it underlines the credibility of the EU. We should never miss this opportunity.”#EU
— Evropski pokret (@EvropskiPokret) May 10, 2022
-
Sarrazin: Serbia s’mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën
-
Gjermania: Nuk ka BE pa njohje reciproke, Kosova ta iniciojë Asociacionin
-
Sarrazin: Duam t’i shpërblejmë reformat në Kosovë, duhet të vijojë liberalizimi
-
Szunyog thotë se Kosova duhet të bëjë më shumë për liberalizim vizash
-
Mandl: Është urgjente dhe e rëndësishme liberalizimi i vizave për Kosovën