Deputeti gjerman Thomas Hacker, ka thënë se Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë. Ai ka thënë se nuk guxohet të vazhdohet me diskutime të mëtutjeshme dhe pafundme.
Grupi punues i Këshillit Evropian do të bisedojë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën më 13 tetor.
“Është e vërtetë, që Këshilli Evropian do t’i përkushtohet kësaj teme. Raporti i Komisionit Evropian nuk duhet të çojë në diskutime të mëtutjeshme dhe pafundme. Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë”, ka shkruar Hacker në Twitter.
Es ist richtig, dass die tschechische #EU-Ratspräsidentschaft sich diesem Thema widmet. Bericht der Europ. Kommission darf aber nicht zu weiteren, endlosen Diskussionen führen. #Kosovo hat die #Visaliberalisierung schon längst verdient. (TH) https://t.co/jmO1DZvhqd
— Thomas Hacker (@hacker_fdp) September 28, 2022