Brenda disa muajsh katër gjyqtarë të Gjykatës së Apelit janë proceduar në komision disiplinor. Shkeljet e supozuara të kryera nga ta lidhen me gabime profesionale e të qëllimshme në punën e tyre, shkruan KOHA.
Një burim i ka thënë KOHËS se për hetim janë proceduar katër gjyqtarë të këtij institucioni, ndërsa një tjetër gjyqtar është dënuar porse tashmë ai është i pensionuar.
Gjykata e Apelit në përgjigje për gazetën ka konfirmuar se disa gjyqtarë do të hetohen për shkelje në punën e tyre. “Gjatë këtij viti janë proceduar katër gjyqtarë në Komisionin Disiplinor”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.
Kjo gjykatë nuk ka dhënë detaje se për cilët gjyqtarë bëhet fjalë.
“Tre për shkak të ankesës për shkelje procedurale, duke vepruar si anëtarë të kolegjit, në një çështje penale. Një gjyqtar individual për shkak të trajtimit jo të barabartë të palëve”, thuhet në përgjigjen me shkrim të këtij institucioni.
Ky institucion është në pritje të vendimit të Këshillit Gjyqësor.
-
KGJK paralajmëron masa ndaj gjyqtarit të arrestuar për korrupsion
-
Pesë zyrtarë policorë pezullohen pas videos ku shihej i riu me këmbë të thyer që tërhiqej nga ta
-
Kryetarja e Gjykatës në Prizren thotë se rreth 13 lëndë disiplinore janë ngritur për gjyqtarët gjatë vitit 2025
-
BE-ja e shqetësuar për mënyrën si ndahen te gjyqtarët e prokurorët rastet e korrupsionit
-
Aktakuzë për ryshfet dhe keqpërdorim ndaj pesë zyrtarëve të autoshkollave