Në Qendrën Korrektuese Dubravë gjatë kontrollimit të gjërave të sjella nga familjarët sot janë konfiskuar dy telefona celularë, një bateri e telefonit dhe kabllo për mbushës të telefonit, është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Telefonat janë gjetur në një kasetofon që familjarët ia kishin sjellë një të burgosuri.
“Në Qendrën Korrektuese Dubravë gjatë kontrollimit të gjërave të sjella nga familjarët e një të burgosuri, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës në këtë qendër. Oficerët korrektues në vazhdimësi të Planit Operativ për bastisje të qëllimta kanë bërë bastisjen e një Kasetofoni , i cili ishte sjellë nga familjarët të burgosurit. Bastisja ka rezultuar pozitive, me ç ‘rast në brendinë e Kasetofonit janë gjetur një telefon mobil ”Samsung”J5, një telefon mobil “LB STAR”(mini), një bateri e telefonit mobil “Samsung”; dhe tre kabllo të mbushësit për telefona mobil. Lidhur me rastin, i burgosuri është veçuar deri në hetimin e rastit dhe ndaj tij është iniciuar procedura disiplinore. Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës”, është njoftuar nga SHKK-ja.
-
Parandalohet futja e gati gjysmë kilogrami substancë të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës
-
Parandalohet futja e dy telefonave kontrabandë në Dubravë
-
Parandalohet kontrabanda në Qendrën Korrektuese në Dubravë
-
Parandalohet kontrabandimi i telefonave në Dubravë
-
Nëpërmjet tiganit u tentua të futeshin telefona, kabllo e kufje në Dubravë