304 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme në vend.
Këtë e ka bërë të ditur QKUK-ja të hënën pasdite.
Në Qendrën Klinike Universitare, përkatësisht në klinikat e saj, janë të shtrirë 176 pacientë. Ndërsa në spitalet e përgjithshme në qendrat tjera të vendit janë 128 pacientë.
208 prej pacientëve janë në oksigjenoterapi.
“24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 92 pacientë të shtrirë nga COVID-19
-
212 pacientë po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe spitale
-
Mbi 1160 pacientë po trajtohen për COVID-19 nëpër spitale, 944 me oksigjenoterapi
-
Mbi 850 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
-
468 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar, 29 në gjendje të rëndë